Albulena Haxhiu: Qeveria nuk do të jap llogari për shkak të “aventurave” të Hashim Thaçit

Aktuale

Albulena Haxhiu: Qeveria nuk do të jap llogari për shkak të “aventurave” të Hashim Thaçit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:03
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë që që seanca e jashtëzakonshme e cila është paraparë për orën 17:00 po tentohet të bllokohet.

Haxhiu ka thënë që ministrave përgjegjës nuk po i konvenon kjo seancë e cila sipas saj kërkon që të bojkotohet kërkesa në raport me aventurat e presidentit Hashim Thaçi.

“Qëndrimi i Vetëvendosjes karshi situatës aktuale në raport me negociatat me Serbinë dhe orvatjet e fundit janë të papranueshme dhe janë në shërbim të plotë të Hashim Thaçit i cili nuk ka as mandat kushtetues në aventurën e tij personale  dhe duhet të ndalet dhe për ne është e papranueshme që të mos gjykohet e kaluara për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe të fillojmë fazën e bisedimeve”.

“Duhet t’i bëhet e qartë Serbisë se cilat janë kërkesat tona. Në momentin që PSD është larguar nga VV ka qenë e qartë që po shkojnë nga pushteti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat