Ambasadori amerikan në Serbi flet për taksën 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë

Aktuale

Ambasadori amerikan në Serbi flet për taksën 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:18
Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë sot se SHBA-ja dhe BE-ja janë të bashkuara në bindjen se tarifa duhet të hiqet.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është rruga e vetme drejt stabilitetit e prosperitetit. Nevojitet gjakftohtësi dhe udhëheqje e guximshme. SHBA-ja dhe BE -ja janë të bashkuar në bindjen se tarifa duhet hequr”.

Kyle Scott sot ka biseduar me kryetarin e Serbisë, Alaksandar Vuçiq, i cili e ka lutur që SHBA ta shfrytëzojë ndikimin e vet politik dhe t’ia tërheqë vërejtjen Kosovës se “me hapin e vet po e rrezikon paqen e stabilitetin në rajon”.

Scott nuk e ka komentuar paralajmërimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Me Vuçiqin sot kanë biseduar edhe ambasadori i Kinës dhe ai Rusisë në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat