Kryeministrin Haradinaj e gëzoi vendimi i Shpend Ahmetit për dialogun

Aktuale

Kryeministrin Haradinaj e gëzoi vendimi i Shpend Ahmetit për dialogun

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 19:51
Haradinaj dhe Ahmeti

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se përshëndet vendimin e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit, që të marrë përgjegjësi në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Për kryeministrin Haradinaj i paqartë mbetet kundërshtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që Kuvendi të nxjerrë një rezolutë të ekipit negociator.

Madje këtë çështje Haradinaj e lidhi sot edhe me taksën 100% të vendosur për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegvinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat