Lama pas shkarkimit, kërkon llogari nga Thaçi

Aktuale

Lama pas shkarkimit, kërkon llogari nga Thaçi

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:23
Hashim Thaçi dhe Alma Lama

Alma Lama vazhdon ta mbaj pozitën e ambasadores së Kosovës në Itali, ndonëse ka një vendim për shkarkimin e saj.

Ajo i ka quajtur spekulime informacionet se ajo është shkarkuar me kërkesë të Presidentit Hashim Thaçi.

Të martën ajo ka zhvilluar takimet zyrtare në cilësinë e ambasadores së Kosovës.

Pavarësisht se është një vendim i MPJ-së, Lama thotë se do të vazhdoj ta mbaj pozitën e ambasadores, pasi sipas saj ende nuk e ka përfunduar mandatin.

Në një përgjigje për T7, Lama ka thënë se asaj i takon pozita që mban sepse vendimi për shkarkim sipas saj, është i paligjshëm dhe i pa arsyetuar.

Ish deputetja e Vetëvendosjes dhe LDK-së, ka premtuar se shpejt do të dalë me një deklaratë për mediave rreth kësaj çështje.

Për më tepër ajo ka thënë se ka kërkuar llogari nga Presidenti Thaci për një kërkesë që ai ka bërë.

Të martën, Presidenca njoftoi se Thaçi ka nënshkruar dekretin për shkarkimin e Lamës, e tash ambasadore në Itali do të jetë Bukurie Gjonabalaj, e cila edhe më parë kishte shërbyer të këtë shtet si ambasador

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se shkarkimi i Lamës kaloi nëpër të gjitha procedurat e rregullta, ndërsa japin edhe arsye pse, sipas tyre, ajo është dashur të hiqet nga pozita që iu dha dy vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat