"S’ka liberalizim përderisa në qeverisje konsiderohet partner Rajdojçiçi" - Bota Sot
"S’ka liberalizim përderisa në qeverisje konsiderohet partner Rajdojçiçi"

Aktuale

"S’ka liberalizim përderisa në qeverisje konsiderohet partner Rajdojçiçi"

Nga: N.Sh Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 21:06
Radojçiç dhe Haradinaj

Deputeti Armend Zemaj, në emër të grupit Parlamentar të LDK-së, ka shkruar një postim të gjatë në Facebook, në lidhje me seancën e jashtëzakonshme parlamentare “dështimet e koalicionit qeverisës”.

Zemaj thotë se, në kushte dhe rrethana normale dhe një qeveri kredibile do të duhej të kishim një seancë solemne për të dhënë mesazhe dhe inkurajim qytetarëve se Kosova është afruar me botën perëndimore dhe janë shkurtuar hapat për anëtarësim në BE.

Ai thotë se dje morrëm përgjigjen shuam shkurt se nuk do të ketë lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës.

Ai thotë se u përsërit refreni që mos me dhënë data po të angazhohen që me rolin e tyre të i përfundojnë detyrat e parapërcaktuara.

“Rriten pagat personale në mënyrë marramendëse, instaluat katër qeveri në një qeveri, ministra të cilët i raportojnë shefave partiak ndërrimet dhe vlerësimet për punën e tyre i bëjnë individët me porosi dhe kushtëzime, ngatërruat nivelet e qeverisë dhe administratës duke shpikur pozita koordinatorësh nacional, banalizuat me emërimet e zëvendësministrave me individë klanesh ku shumica e tyre e kanë punën e parë të tyre në institucione publike, devalvuat skajshëm institucionin e qeverisë, shembull tipik ishte zënja në hajni e njërit nga zëvendësministrat, ky është tregues i qartë pse ata gjenden aty, si dhe çfarë shërbimesh bëjnë për shefat e tyre”, shkruan Zemaj.

Ja shkrimi i plotë:

Seanca e jashtëzakonshme.” Dështimet e koalicionit qeverisës”

Të nderuar kolegë deputetë,

Sot, në kushte dhe rrethana normale, me një qeveri kredibile, institucione të pavarura dhe te profesionalizuara do të duhej të kishim një seancë solemne për të dhënë mesazhe dhe inkurajim qytetarëve të Republikës së Kosovës se vendi ynë është afruar me botën perëndimore, janë shkurtuar hapat e anëtarësimit në BE, është siguruar lëvizja e lirë, por fatkeqësisht qytetarët e Republikës duhet të numërojnë dështimet, skandalet, dëmet dhe pasojat që kjo qeveri dhe këta krerë të institucioneve po i’a bëjnë shtetit tonë dhe popullit të Kosovës.

Dje morëm përgjigje të prerë, shumë shkurt dhe pa asnjë mëdyshje se nuk ka lëvizje të lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, sërish u përsërit refreni që disa nga ne e kemi theksuar gjatë gjithë kohës, që mos jepni data o njerëz të papërgjegjshëm duke menduar që po luani rolin e zëdhënësve të BE-së, por angazhohuni në mandatin kushtetues e ligjor që keni, përfundoni detyrat e paracaktuara, jo vetëm formalisht në letër, por duke krijuar pasqyrë adekuate të udhëheqjes, pa krim e korrupsion, pa klane dhe grupe bandash, pa zhvatje të buxhetit e të asistencës ndërkombëtare, pa i sulmuar institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë me ndërhyrje dhe ndikim. Por, ju edhe dje, sigurisht edhe sot, do të mundoheni që fajin dhe përgjegjësinë për dështime t’ia delegoni BE-së, sigurisht që edhe ajo i detyrohet një pjesë të fajit të saj duke qenë bashkëpunëtore me njerëz të cilët nuk njohin ligje dhe pavarësi kushtetuese, por krijojnë figura të bashkëpunimit dhe përkrahjes individuale, të cilët nuk janë asgjë më shumë se të kapur dhe të dorëzuar para të kaluarës së tyre, e cila bie ndesh me pastërtinë ligjore dhe pozicionin për të cilin përfaqësojnë.

Çdo veprim në këtë vit i juaj si koalicion ka pasuar me pasoja të cilat duken të pariparueshme.. Në fillim të këtij viti presidenti i komisionit evropian Junker duke folur për të ardhmen e BE-së, theksoi “Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshëm nëpërmjet implementimit të MSA-së”, por çka bëri qeveria pas shkurtit të këtij viti, jo vetëm që nuk u interesua për implementimin e saj, por ajo filloi edhe me vendime skandaloze…

Rriten pagat personale në mënyrë marramendëse, instaluat katër qeveri në një qeveri, ministra të cilët i raportojnë shefave partiak ndërrimet dhe vlerësimet për punën e tyre i bëjnë individët me porosi dhe kushtëzime, ngatërruat nivelet e qeverisë dhe administratës duke shpikur pozita koordinatorësh nacional, banalizuat me emërimet e zëvendësministrave me individë klanesh ku shumica e tyre e kanë punën e parë të tyre në institucione publike, devalvuat skajshëm institucionin e qeverisë, shembull tipik ishte zënja në hajni e njërit nga zëvendësministrat, ky është tregues i qartë pse ata gjenden aty, si dhe çfarë shërbimesh bëjnë për shefat e tyre.

Nuk mund të marrësh liberalizim të vizave, e as të afrohesh me familjen evropiane duke përfshirë në vendimmarrje njerëz me aktakuza publike për krim të organizuar dhe korrupsion, shumica në nivel të ministrave, si mund të ketë sundim të ligjit ku partner në qeverisje konsiderohet edhe njëri nga të apostrofuarit si kapo i bandave në pjesën e veriut të Kosovës, tani i kërkuar edhe nga drejtësia vendore për vrasje e shumë vepra të tjera kriminale, fjala është për të shumë përfolurin Rajdojcic..

Këto janë vetëm disa nga elementet bazike që kanë krijuar mosbesim në Kosovën dhe të ardhmen e saj proeuropiane, mos ta harrojmë edhe faktin e pamohueshëm të tezave të presidentit të vendit, i cili ka vënë në treg territorin e Kosovës, njëherit duke zbehur subjektivitetin e brendshëm dhe duke sjellë defaktorizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, sigurisht duke qenë arkitekt i këtij koalicioni i cili është i varur në tërësi në axhendën e tij personale.

Kolegë deputetë, sot kemi nevojë për unitet, duhet t’i thirrni mendjes dhe mos të mendoni vetëm për karrigen e pushtetit, të reflektoni duke thirrë në përgjegjësi, dhe të kërkoni dorëheqjen e kësaj qeverie duke i mundësuar vendit kthimin e dinjitetit dhe rrugës demokratike të zhvillimit të saj.

Ju mund të provoni vazhdimin e kësaj që keni nisur, mund të shfrytëzoni këto procedura ligjore të cilat pamundësojnë shkarkimin e juaj, por nuk mund ta ndalni zërin qytetar për kërkesën e tyre për një jetë më të mirë dhe me dinjitet në Republikën e Kosovës.

Andaj, hapni rrugë për zgjedhje te reja e demokratike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...