Sejdiu: Fajin për mosliberalizim e kanë të gjitha qeveritë e vendit

Aktuale

Sejdiu: Fajin për mosliberalizim e kanë të gjitha qeveritë e vendit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 21:15
Dardan Sejdiu

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka theksuar se liberalizimi i vizave është premtim elektoral tash e 10 vjet, i të gjitha qeverive pa përjashtim.

Ai po ashtu pohoi se asnjë qeveri nuk ka qenë as e drejtë dhe as korrekte në trajtimin e çështjes së liberalizimit të vizave, duke pohuar se Kosova nuk është një çështje e ndërlikuar dhe e pa përballuar për vendet e BE-së sepse Kosova është një vend i vogël, ai tha se Kosova ka 1.8 milionë banorë, kurse vetëm Parisi ka 2.5 milionë banorë. Po ashtu ai tha se shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor e kanë të drejtën e  lëvizjes së lirë që nga viti 2010.

Sejdiu: Për sa i përket Qeverisë së Kosovës

“Për sa i përket Qeverisë së Kosovës, një pjesë e kritikës u dha edhe nga iniciuesi, por unë po e përmend edhe një. Keqpërdorimi i bashkësisë ndërkombëtare për shtyrje të agjendave të këqija për Republikën e Kosovës, është njëra prej adutëve që këto qeveri e kanë përdor tash e 18 vite. Por besoj që duhet të presim një lloj kredibiliteti nga ato shumë shtete, që kanë shpenzuar qindra miliona euro, për me pas institucione të tyre në Kosovë. Këtu po përmendi p.sh. EULEX-in, parat e taksapaguesve të qytetarëve evropian, janë shpenzuar në Kosovë me të madhe, në mënyrë që me pas një mision i cili e skanon, e mirëmban dhe e ndërton sistemin e drejtësisë në Kosovë”, tha Sejdiu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat