Konjufca konsultohet me LDK-në, s’ka kuorum për votim të rezolutës

Aktuale

Konjufca konsultohet me LDK-në, s’ka kuorum për votim të rezolutës

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 00:46
Glauk Konjufca

Po vazhdon akoma seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mirëpo, për këtë seancë pritet të hidhet në votim rezoluta e propozuar nga LDK-ja me tri pika.

Tani që u bënë disa orë, Glauk Konjufca i VV-së është parë duke u konsultuar me deputetët e LDK-së, pasi në sallë janë pak deputetë dhe nuk ka kuorum të mjaftueshëm për ta hedhur në votim rezolutën.

Kujtojmë se rezoluta e propozuar sot ka këto tri pika:

Forcat politike parlamentare të ulen në tryezën e bisedimeve për të dakorduar agjendën për krijimin e institucioneve të reja përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Pas këtij dakordimi, Qeveria e Kosovës të dorëhiqet dhe Kuvendi të shpërbëhet për t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja.

Forcat politike të dakordohen që gjatë kësaj periudhe të mos dëmtohen proceset e rëndësisë nacionale, duke u siguruar që të adresohen çështjet më urgjente para se të shpërbëhet Kuvendit, para së gjithash votimi i pakos së ligjeve për ushtrinë. /Indeksonline/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat