Për herë të parë vendoset pompa e insulinës në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK

Aktuale

Për herë të parë vendoset pompa e insulinës në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 09:52
Foto

Në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës te pacienti Ilir Koci, është vendosur pompa e parë e insulinës.

Vendosjen e pompës e bëri drejtoresha e kësaj klinike. Pompa e insulinës është donacion dhe vendoset tek pacientët me Diabetin Tip 1.

E pranishme gjatë vendosjes ishte dhe përfaqësuesja e kompanisë  nga Kroacia, e cila ka vëzhguar nga afër këtë punë.  Pompa e insulinës imiton mënyrën e sekretimit të insulinës nga pankreasi. Marrja e insulinës në sasi precize përmes saj e mundëson arritjen e  HbA1C( vlera mesatare e sheqerit në gjak për tre muaj).

Sipas kumtesës për media dërguar nga QKUK, pompa është  ideale dhe ulë rrezikun e paraqitjes së hipo apo hiperglikemisë si dhe parandalon shfaqjen e komplikimeve nga diabeti. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat