Zvicra jep 8 milionë euro për sektorin e ujërave

Aktuale

Zvicra jep 8 milionë euro për sektorin e ujërave

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 10:05
Ministri Valdrin Lluka dhe Alan Brown

Ministria e Zhvillimit Ekonomik sot ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë zvicerane për bashkëfinancim dhe mbikëqyrje financiare të programit mbështetës për ujësjellës dhe kanalizime në zonat rurale.

Ministri Valdrin Lluka dhe Alan Brown udhëheqës i programit të ekipit Dorsch (Dorch International Consultants), nënshkruan këtë memorandum mirëkuptimi i cili ndër të tjerash mundëson ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe sistemeve të trajtimit të ujrave të zeza në mbështetje të objektivës së qasjes gjithëpërfshirëse, infrastukturën e komponentëve për zhvillim duke i përfshirë edhe procedurat për operim dhe mirëmbajtje, zvogëlimin e ujit të pafaturuar, marrjen e mostrave dhe monitorimit të cilësisë së ujit, mbrojtjen e resurseve ujore, zbutjen e ndryshimeve klimatike, efiçencën e energjisë, dhe zhvillimin e marrëdhënjeve me konsumatorë në vende të ndryshme anembanë Kosovës.

Qeveria e Kosovës në ketë projekt do të kontribuojë 10 milionë euro ndërsa Dorsch dhe qeveria Zvicerane me afro 8 milionë euro. Ky projekt është në fazën e VI dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Gjithashtu ky projekt do të mundësoj integrimin e ujësjellësve të vegjël dhe ato vetanak në sistem rajonal të Ujësjellësit, duke përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe duke rritur sigurinë në ujë të pijshëm.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat