Shala për vizat: Evropa t’i fus në listë të zezë politikanët, jo popullin!

Aktuale

Shala për vizat: Evropa t’i fus në listë të zezë politikanët, jo popullin!

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 10:17
Aktivistja e shoqërisë civile, Linda Shala

Aktivistja e shoqërisë civile, Linda Shala ka shprehur pakënaqësitë ndaj sjelljes së Evropës karshi Republikës së Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave për vendin tonë.

Në një intervistë për “Urban FM”, ajo e ka quajtur të papranueshme vendimin e komisionarit për Zgjerim dhe Politik Fqinjësore, Johanes Hahn, para dy dite në Prishtinë.  Ky i fundit ia ‘preu këmbët’ kosovarëve rreth heqjes së vizave duke thënë se i njëjti veprim mund të ndodhë në 2020.

Sipas Shalës, BE-ja duhet t’i ndëshkojë politikanët dhe jo popullin. Ajo mori shembull ‘bllokadën’ e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke përmendur listën e zezë që ka shteti më i fuqishëm në botë, t

“Si duket Evropa vet është në një udhëkryq. E pash një iniciative që deputetët me 22 nënshkrime që të futet ne rend të ditës dhe të caktohet liberalizimi. Diçka nuk është në rregull dhe nuk ka sens. Nëse nuk janë të kënaqur me qeveritë dhe politikanë në Kosovë  “OK” shumë bukur. Por eja dhe dënoji ata. SHBA-ja i fut në listë të zezë, futi pra në listë të zezë ata por mos të dënohen dhe të pësojnë rinia kosovare”, është shprehur aktivistja kosovare.

Më tej, Shala theksoi se dëshpërimin më të madh e kishte kur Evropa liberalizoi vizat për  Serbinë. “Aty se kam kuptu pse s’është përfshi edhe Kosova. Në atë pako kishin shkuar Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Mendova se na kishin lënë në tyrin e dyte me Bosnjën dhe Shqipërinë, por edhe atëherë su bë. Por kjo i ka tejkaluar. Arsyetim më nuk ka. Nëse Këshilli Evropian ka votuar pro dhe ti tani të na thuash jo, kjo s’don koment dhe është shqetësuese”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat