Ish-eprori i UÇK-së, i kundërpërgjigjet Gjuriqit, i cili tha jemi gati për luftë! - Bota Sot
Ish-eprori i UÇK-së, i kundërpërgjigjet Gjuriqit, i cili tha jemi gati për luftë!

Aktuale

Ish-eprori i UÇK-së, i kundërpërgjigjet Gjuriqit, i cili tha jemi gati për luftë!

Nga: N.Sh Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 10:57
Marko Gjuriq i arrestuar nga Policia e Kosovës

Ish-anëtari i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe TMK-së, Naim Miftari, i është kundërpërgjigj të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit, i cili deklaroi se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti të armatosur me shqiptarët.

Gjuriç deklaroi para audiencës në Qendrën Kulturore të Çaçakut se shqiptarët e Kosovës po përpiqen në çdo mënyrë të provokojnë çdo lloj gjesti të Serbisë që do të ishte shkaktar për konfliktin e armatosur.

“Ne duhet të jemi të parët për të mbrojtur vendin në rast të një konflikti të armatosur të mundshëm”, është shprehur ai.

Për këtë, Miftari thotë se, sa të është NATO në Kosovë, këto janë vetëm fjalë boshe, të cilat i din mirë edhe Gjuriqi.

Miftari thekson se, Kosova dhe Shqipëria duhet me qenë të përgatitur, që me mbrojtë territorin shqiptar edhe pa ndihmën e NATO-s.

Image
Naim Miftari

“Gjuriqi e din, se sa të është NATO në Kosovë, këto janë vetëm fjalë të tij boshe. Megjithatë, Kosova dhe Shqipëria së bashku duhet me i pas 40 mijë ushtarë të rregullt dhe të armatosur mirë me armatim modern për vetëmbrojtje, por edhe për ofenzivë, pasi edhe Serbia i ka afër 40 mijë ushtarë pa i llogaritur forcat e policisë dhe xhandarmërisë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

“Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, duhet me qenë gati ushtarakisht për me mbrojtë territorin shqiptar pa ndihmën e askujt e as të NATO-s”, thekson ai.

Miftari tutje shprehet me ironizëm, duke treguar se Kosova për të mbrojtur vetën i ka 60 mijë veteranë të cilët marrin pagë prej 170 eurove.

“Me këta veteran e hamë pa pjek Serbinë”, pohon ai.

“Gjithashtu, edhe mollën e kuqe ia hamë Serbisë, me Kadri Veselin në krye”, shton Miftari.

Miftari tregon se Marko Gjuriq, është nipi i Nikolla Pashiqit.

“Gjuriqi traditë e ka me vra e me kallë shqiptarë, por tash kohërat janë më ndryshe”, potencon Miftari.

Gjuriqi, ka kërkuar nga NATO-ja që të bënë çarmatimin e Ushtrisë së Kosovës, për të cilën Miftari ka disa fjalë.

“Jo, Marko jo, kësaj radhe nuk do të na çarmatos askush, as Hashim Thaçi – tradhtari i UÇK-së i K-90, por as NATO-ja nuk do të na çarmatos. Provojeni ju Serbia njëherë, provoni të na çarmatosni”, përgjigjet Miftari.

Ndryshe, Naim Miftari, ka ardhë nga Gjermania për të luftuar në Kosovë. Ai ka luftuar konkretisht për rreth maleve të Qyqavicës, në zonën e Ortokollit.

Miftari pas luftës, ka qenë epror i TMK-së, ka punuar edhe në Policinë e Kosovës dhe në disa institucione të tjera në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat