Sefaj: Do t’ua paraqesë një dokument konfidencial se si ndodhi deportimi i turqve

Aktuale

Sefaj: Do t’ua paraqesë një dokument konfidencial se si ndodhi deportimi i turqve

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 11:14
Flamur Sefaj

Me rreth 40 minuta vonesë Ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj ka nisur raportimin para Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars të këtij viti. Para nisjes së dëshmisë së tij, Sefaj ka kërkuar nga komisioni që mbledhja të mbyllet për media. 

Këtë ai e ka bërë me arsyetimin se do t’i paraqesë komisionit hetimor një dokument konfidencial. 

“Kërkoj falje që skam ardhur me kohë të raportoj, por isha me të vërtetë jashtë vendit dhe nuk kam mundur të vij”, u arsyetua ish-ministri i Brendshëm, për vonesën në komision.

“Krejt diskursi i këtij muhabeti ka nisur prej një publikimi të një dokumenti konfidencial që ka qenë, ndaj kërkoj që mediat të mos jenë të pranishme. Ju kërkoj falje por bëhet fjalë për diçka shumë të ndjeshme dhe konfidenciale”, ka thënë Sefaj që në fillim të paraqitjes së tij në komision. 

Si rrjedhojë mediat janë larguar nga salla e komisionit parlamentar ku po bëhet marrja në pyetja e ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, i cili u shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj pak javë pas dëbimit të gjashtë turqve nga Kosova.

Përveç Sefajt, për skandalin e 29 marsit nga detyra ishte shkarkuar edhe tash shefi i AKI’së Shpend Maxhuni, që atë kohe ishte Drejtori i Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat