A mungon fjala "Republikë" në projektligjet e FSK-së?

Aktuale

A mungon fjala "Republikë" në projektligjet e FSK-së?

Nga: A. J Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:11
FSK

Më miratimin e tri projektligjeve për FSK-në i është hap edhe një rrugë krijimit të Ushtrisë se Kosovës.

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar tri projektligjet për FSK-në me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Në tri projektligjet e miratuara mungon termi "Republikë" gjë për të cilën ka pasur reagime.

Njohësi i çështjeve politike në vend Ramush Tahiri ka thënë për "Bota Sot" se duhet ditur nëse bashkëpunimi për ushtrinë është duke u bërë ndërmjet NATO-s, apo me emrin Kosovo 1244, apo Republika e Kosovës.

Image
Ramush Tahiri

"Si kam lexuar projektligjet e nuk e di pse mund të mungojë fjala "Republikë” por duhet të dimë se bashkëpunimi a është duke u bërë ndërmjet NATO-s e FSK-së apo si Kosova më rezolutën 1244 apo si Republikë e Kosovës" ka thënë Tahiri.

Sipas tij, parimisht e më rregull secili ligj që miratohet në Kuvendin e Kosovës duhet ta këtë Republika e Kosovës për vendin të cilit i referohet dhe e ushtron fushëveprimin.

Tre ligjet e miratuara në kuvendin e Kosovës janë: Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

1.Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës – përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.

2. Projektligji për Shërbimin në FSK – Ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

3.- Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes – Më këtë Ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative, që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj. Ministria e Mbrojtjes do të hartojë dhe zbatojë politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe do të ushtrojë funksionet e kompetencat e saj në përputhje me Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat