Diplomati italian: Kosova ta evitojë logjikën e kundërshtimeve

Aktuale

Diplomati italian: Kosova ta evitojë logjikën e kundërshtimeve

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:51
Zëvendës ambasadori i Italisë Matteo Corradini

Zëvendës ambasadori i Italisë Matteo Corradini, ka thënë sot se rruga atlantike duhet të mbetet objektivi i fundit i Kosovës, apo siç e quajti ai: “ylli polar”, pasi që ka shumë sfida, të cilat shihen çdo ditë.

Ai ftoi që institucionet e vendit të jenë konstruktive, duke hapur bashkëpunimin me partnerët kryesorë, duke evituar logjikën e kundërshtimeve, pa të cilët Corradini tha se perspektiva euroatlantike nuk mund të arrihet.

Në konferencën “Ndërtimi i besimit dhe fuqizimi i komuniteteve - Rruga përpara për Kosovën pas marrëveshjes për Asociim”, ai theksoi se logjikat e përveçme mund të destabilizojnë rajonin.

Corradini: Rruga atlantike, ylli polar për Kosovën

“Rruga atlantike duhet të mbetet objektivi i fundit i Kosovës, pra ylli polar sepse Kosova ka shumë sfida përpara, të cilat i shohim çdo ditë. Për t’i zgjidhur këto probleme, duhet të kemi një sjellje konstruktive, duke hapur bashkëpunimin me partnerët kryesorë, pa të cilët perspektiva euroatlantike nuk mund të arrihet”, tha ai.  

Sipas tij, aktiviteti i sotëm ka të bëjë me temën e ndërtimit të forcimit të besimit dhe komuniteteve, temë kjo që mund të kuptohet nga rëndësia në momentet nëpër të cilat po kalon vendi.

Corradini: Kundërshtimet mund të ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal

“Kjo perspektivë ka nevojë për të gjitha institucionet, një angazhim në bashkëpunim, duke evituar logjikën e kundërshtimeve dhe vendimeve të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi stabilitetin dhe  sigurinë në rajon. Inkurajojmë të gjitha pjesët për të evituar zbatimin e vendimeve të cilat mund të kenë efekte destabiluzuese dhe duhet të evitojmë sjelljet retorike, të cilat mund të jenë armiqësore dhe nuk prodhojnë rezultate... Kemi logjika të ndryshme, të përveçme dhe mund të sjellin edhe efekte negative e të cilat kanë nevojë për tu përmirësuar”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për MSA-në, për të cilën tha se shpesh diskutohet dhe paraqitet në kuadër të obligimeve që duhet t'i zbatojë Kosova për t’iu përshtatur standardeve evropiane. Teksa shtoi se MSA hap një seri ët mundësive që Kosova duhet të kap për të vazhduar rrugën drejt forcimit institucional.

Zëvendësshefi i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Libor Chlad, u shpreh se është shumë i kënaqur që bashkëpunimi, sidomos ai me Ambasadën e Italisë, që ka kontribuar në përmbushjen e misionit në Kosovë.

Ai bëri te ditur që nga dhjetori janë përkushtuar në reformën e gjithëmbarshme të administratës të Kosovës. Ku tha se Kosova e shpenzon 50 përqind të buxhetit të vet për paga të shërbyesve civil, derisa shtoi se ekziston një hapësirë shumë e madhe për përmirësim.

Chlad: Kosovës i mungon bashkëpunimi ndërmjet qeverisjes lokale dhe asaj qendrore

Ne gjatë viteve të fundit kemi mbështetur zhvillimin rajonal në Kosovë, sfida në Kosovë është që neve na mungon ky nivel i qeverisjes ndërmjet qeverisjes lokale, asaj komunale dhe institucioneve qendrore në Kosovë. Mirëpo, në disa fusha të caktuara për arsye që janë të dukshme është shumë e rëndësishme që komunat të punojnë së bashku afër me njëra tjetrën, për arsye praktike të cilat janë qëllimet funksionale të bashkëpunimit ndërkomunal që veç parashihet nga legjislacioni kosovar. Është e rëndësishme që ky bashkëpunim të forcohet. 15.30 Qe 4 vite jam në Kosovë dhe kur eci në Prishtinë nuk jam shumë i kënaqur me cilësinë e ajrit, menaxhimin e mbeturinave dhe gjërave të ngjashme”, tha ai.

Ndërsa kryetari i komunës së Gjilanit, njëherësh anëtar i bordit të ALDA, Lutfi Haziri, tha se Kosova ka ndërtuar katër mekanizma në rrugën e ndërtimit të raporteve me BE-në, ndërsa theksoi se ky hap i madh është dashur që t’i nxjerrë institucionet e vendit në zbatimin e prioritetit më të madh, e që siç tha ai, është pakoja e obligimeve ERA.

Haziri: Reforma ERA është jashtë çdo prioriteti në vendin tonë

“Reforma ERA është përmendur për herë të parë para disa javëve, është jashtë çdo prioriteti në Republikën tonë fatkeqësisht, dhe vazhdon me qenë fokusi më i madh në çështje tjera sesa në realizimin e obligimeve që Kosova ka marrë. Me punu 15 vjet në ndërtimin e një marrëdhënie të veçantë me BE-në dhe mandej me e lënë me fjet këtë proces kryesor, neve na nxjerr në një pozitë defetiste dhe natyrisht që mandej fajtorët janë jashtë neve”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për liberalizimin e vizave.

Haziri: 2020-ta nuk është larg, të punojmë që të mos na dalë ndonjë kusht i ri

“Burokracia  e BE-së është e tillë dhe natyrisht mungesa e vullnetit politik, ka bërë që edhe në rastin tonë, ky proces të ketë së paku një gjatësi. Duhet me e lexu tash 2020-ën si rrugë nëpër të cilën ne kemi me kalu, jo si diçka që nuk mund ta përballojmë. 2020-ta dhe sot, janë larg 12 muaj. 12 muaj e 30 ditë. Duhet me e pa me sens më pozitiv krejt këtë angazhim dhe deri atëherë me punu, me u angazhu, mos me na dalë ndonjë kusht i ri në mënyrë që me na largu dhe me na përjashtu edhe më shumë”, theksoi Haziri.

I pari i Gjilanit foli edhe për deponitë e hapura, ku tha se me asistencën e Komisionit Evropian, komunat po përpiqen të zgjidhin këtë problem.

Ndërkaq, Agim Veliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se ky asociacion ofron projekte të shumta, duke përfaqësuar pushtetin lokal edhe në sferën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat