Serbia po dërgon mesazhe të rreme, thotë se Aeroporti i Prishtinës është mbyllur dhe s’po jep leje për operime

Aktuale

Serbia po dërgon mesazhe të rreme, thotë se Aeroporti i Prishtinës është mbyllur dhe s’po jep leje për operime

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:40
Aeroporti i Prishtinës

Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka publikuar disa mesazhe ku shihet se Avioni Civil i Serbisë dezinformon operatorët ajror duke u dërguar mesazhe se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për trafik ajror civil dhe se nuk jepen leje për operime.

“Përveç bllokadës së hapësirës ajrore mbi territorin e Serbisë për fluturimet që kanë destinacion e origjinë Aeroportin Adem Jashari, autoritetet serbe vazhdojnë me gënjeshtra e tentativa për lajthitje e bllokim të operatorëve ajror. Që nga përfundimi i luftës sonë çlirimtare autoritetet e Aviacionit Civil të Serbisë dezinformojnë operatorët ajror me mesazhe se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për trafik ajror civil dhe se nuk jepen leje për operime. Një mesazh i tillë i ishte dërguar edhe këtë mëngjes një operatori ajror që planifikon të realizoj fluturime nesër në aeroportin “Adem Jashari”, ka shkruar Hyseni, i cili është edhe pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se lejet i jep Kosova dhe se gënjeshtarët nuk do ta kenë mundësinë asnjëherë më.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat