Nesër seanca për buxhetin

Aktuale

Nesër seanca për buxhetin

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 16:18
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të rregullt ku në mesin e pikave që do të shqyrtohet projektligji për buxhetin e Kosovës.

Seanca do të fillojë në orën 10:00. Këto janë 11 pikat që do të diskutohen nesër

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide, 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës, 8. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017, 9. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017, 10. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, 11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat