Selmanaj: Për një javë publikohet draft raporti për shtetasit turq, një varg institucionesh të përfshira

Aktuale

Selmanaj: Për një javë publikohet draft raporti për shtetasit turq, një varg institucionesh të përfshira

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 16:53
Driton Selmanaj

Anëtari i Komisionit hetimor Parlamentar nga radhët e LDK-së për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, Driton Selmanaj, në një konferencë për media ka folur pas përfundimit të raportimeve që janë bërë sot, nga ish-ministri Flamur Sefaj, e familjarët e shtetasve turq të depërtuar.

“Kemi pasur një mbledhje kogja të rëndë, familjarët kanë qenë shumë të emocionuar dhe neve na kanë prekur shumë. Institucionet kanë bërë shumë shkelje. Kjo ka qenë ndër mbledhjet më të ndjeshme”, ka thënë Selmanaj në cilësinë e zëvendës kryesuesit të Komisionit.

Selamanaj ka shprehur shqetësim për neglizhencën që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po i bënë këtij komisioni hetimor parlamentar.

“Flamur Sefaj e dha këndvështrimin e tij. Ne shprehim shqetësimin tonë për neglizhencën që po na e bënë presidenti i shtetit. Përpos që nuk po vjen, as nuk kthen përgjigje ndaj komisionit. Ligjit thotë se dëshmitarë do t’i sjellim edhe në forma të tjera. Ne s’kemi me as afat që të trajtojmë në këtë drejtim. Intervistë më nuk do të ketë. Është çështje ditësh kur do të dalim me draft, e më pas do të kemi edhe draftin final, dhe do t’i prezantojmë të gjeturat”, ka vazhduar Selmanaj.

Selmanaj ka thënë se informacionet që janë dhënë nga ish-shefi i AKI-së për këtë rast nuk kanë qenë bindëse.

“Ne kemi adresa të ndryshme të llogaridhënies, por informatat e deri tanishme thonë që AKI ka pasur informatat e veta. Por faktet e ofruara nga ish-shefi i AKI-së nuk kanë qenë bindëse”, ka potencuar Selmanaj.

Ai ka thënë se duhet pritur edhe një javë për draft raportin, dhe paralajmëron se një varg institucionesh janë të përfshira në këtë proces.

“Ne kemi adresa të ndryshme të llogaridhënies. Informatat e deritanishme thonë që AKI ka pasur informatat e veta. Por faktet e ofruara nga ish-shefi i AKI-së nuk kanë qenë bindëse. Por pritni dhe një javë se do të keni edhe draft raportin. Ka një varg institucionesh që janë përfshirë në ktë proces”, ka përfunduar Selmanaj.

Ai ka thënë se raporti do të përpilohet edhe përkundër faktit që Thaçi nuk ka dëshmuara para këtij Komisioni.

I gjithë raportimit para Komisionit sot ka zgjatur 6 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat