Alarmon Adem Salihaj: Serbia ka filluar t'i lëvizë gurët, ka një thirrje për Qeverinë

Aktuale

Alarmon Adem Salihaj: Serbia ka filluar t'i lëvizë gurët, ka një thirrje për Qeverinë

Nga: N.H Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 19:07
Adem Salihaj

Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht; Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj brenda këtij viti. Lajmin e ka dhënë i pari i Kuvendit të Kosovës ditë më parë.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë pritet të mbahet më 14 dhjetor.

Lidhur e ketë, ish-zëvendëskryeministri dhe njëherit ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se qeveria dhe parlamenti duhet te veprojnë shpejt, sa nuk është bërë vonë.

Sipas tij, ndoshta edhe 14 dhjetori është larg për t'i bërë ndryshimet e Ligjit për FSK-në, pasi siç thekson ai, tashmë Serbia ka filluar t'i lëvizë gurët.

“NATO papritmas ndryshoi qëndrim rreth ndryshimit të mandatit të FSK-së. Ndoshta 14 dhjetori është teper larg për t'i bërë ndryshimet e Ligjit për FSK-në. Qeveria dhe parlamenti duhet te veprojnë shpejt, sa nuk është bërë vonë. Serbia ka filluar t'i lëvizë gurët”, ka shkruar Adem Salihaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat