Ish-ambasadori tregon pse nuk po liberalizohen vizat dhe kush po e izolon Kosovën

Aktuale

Ish-ambasadori tregon pse nuk po liberalizohen vizat dhe kush po e izolon Kosovën

Nga: N.H Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 19:22
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, ka bërë një koment lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Peci përmes një postimi në Facebook, thotë se për krimet e luftës ne ish-Jugosllavi BE-ja e individualizoi përgjegjësinë për këto akte duke e amnistuar përgjegjësinë (kolektive) shtetërore.

Ai me tej deklaron se për rastin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, edhe përkundër plotësimit të të gjitha kushteve, disa vende të BE-së për shkak të pakënaqësive me elitën qeveritare të vendit po kolektivizojnë izolimin.

Ja shkrimi i tij në Facebook.

Per krimet e luftes ne ish-Jugoslavi BE-ja e individualizoi pergjegjesine per keto akte duke e amnistuar pergjegjesine (kolektive) shteterore. Si rezultat i kesaj politike, Serbia, qe eshte edhe shtet ne proces te akcesionit, as qe lodhet ta pranoj se eshte bere gjenocid ne Srebrenice.

Per rastin e liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves, edhe perkunder plotesimit te te gjitha kushteve, disa vende te BE-se per shkak te pakenaqesive me eliten qeveritare te vendit tone, po e kolektivizojne izolimin e qytetareve te Kosoves.

Ne termat me te buta kesaj politike i thuhet dyfytyresi e mjere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat