Berisha: Hashim Thaçi ndjek planin e Serbisë, Baton Haxhiu ndihmon

Aktuale

Berisha: Hashim Thaçi ndjek planin e Serbisë, Baton Haxhiu ndihmon

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 21:50
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për bisedën idenë e presidentit Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë se Thaçi po i ndjekë planet e Serbisë.

Berisha në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka thënë se edhe gazetari Baton Haxhiu është duke e ndihmuar Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës.

“Baton Haxhiu është kryesori në këtë proces. Ai e është duke e ndihmuar Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës. Batoni është mbështetësi kryesor në krejt këtë proces”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se ideja e Hashim Thaçit është absurde dhe është plan i Serbisë.

“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ideje. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat