Berisha: Për ndarjen e Kosovës dëgjova për herë të parë më 1992 - ideja u ringjall më 2005

Aktuale

Berisha: Për ndarjen e Kosovës dëgjova për herë të parë më 1992 - ideja u ringjall më 2005

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:07
Ilustrim

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka treguar se kur ka dëgjuar për herë të parë idetë për ndarjen e Kosovës.

Berisha ka thënë në emisionin “Pressing”, se “për herë të parë, problemin e ndarjes së Kosovës e kam dëgjuar në vitin 1992”.

“Nga fundi i vitit 1992, dhe në vazhdim shumë herë”, ka shtuar Berisha.

Ai ka kujtuar se Greqia asokohe, e udhëhequr nga kryeministri Konstantinos Mitsotakis, ka pasur plan për ta copëtuar Kosovën.

Plani për ndarjen e Kosovës është ringjallur më 2005, ka treguar ish-udhëheqësi shqiptar.

Berisha ka thënë se për copëtimin e Kosovës është folur atë vit në Selanik, në një takim të udhëheqësve të Ballkanit, më pak se një muaj pasi ai ishte bërë kryeministër i Shqipërisë.

“Ishte ofertë e Vuk Drashkoviqit”, ka kujtuar Berisha, duke iu referuar shkrimtarit e politikanit serb.

“Kam refuzuar në mënyrë kategorikë. Thash se nuk e pranoj një variant të tillë, sepse është variant i Serbisë së Madhe”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat