Ymeri: Përmes rezolutës synohet që dialogu të kthehet në binarë

Aktuale

Ymeri: Përmes rezolutës synohet që dialogu të kthehet në binarë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:20
Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se përmes rezolutës së propozuar për procesin e dialogut me Serbinë synohet që ky proces të kthehet në binarë.

“Ne si PSD e kemi parë edhe një mundësi për ta kthyer procesin në binarë për së mbari. E kemi parë edhe një nevojë që mënyrë që Republikës së Kosovës në dialogu t’i kthehet dinjiteti dhe parimësia, sepse ky proces i Brukselit që ka nisur në 2011 ka pasur disa funde por ende nuk ka përfunduar. Kosova nuk ka pasur as edhe një paraqitje dinjitoze. Procesi i dialogut është një prej proceseve që paraqet rrezik të madh për Republikën e Kosovës dhe si i tillë duhet të trajtohet me seriozitet. Duhet të bëhet një proces ku Kosova duhet të fitojë dhe jo vetëm të jetë aprovuese e marrëveshjeve”, ka thënë Ymeri.

“Ideja ka qenë qe përmes rezolutës të themelohet delegacioni shtetëror dhe të ravijëzohet procesi i dialogut. Në njërën anë është platforma shtetërore që paraqet kriteret parimet dhe mandatin e  përgjithshëm politik për atë se çfarë synon Republika e Kosovës përmes këtij dialogu dhe në anën tjetër është ligji që e themelon procedurën e vendimmarrjen për delegacionin shtetëror dhe marrëdhëniet që ky delegacion do ta ketë me institucionet tjera të Republikës së Kosovës”.

Ymeri ka thënë dokumentin për rezolutën dhe ligjin për dialogun i kanë përpiluar bashkë me Nismën dhe Alternativën, por që më vonë për të janë dakorduar edhe AAK dhe PDK.

“Të gjithë kanë qenë dakord për atë tekst të ligjit. Por ende nuk kemi një përgjigje definitive nga PDK. Kemi pasur dakordancë në nivel të kryetarëve të grupeve për tekstin dhe ligjin” është shprehur Ymeri, ka thënë për Klan K.

“Mendoj që vërtet në këtë proces negociator çfarë synon të arrijë PSD nëse përfshihet në delegacionin e dialogun është ta vendosin dialogun në binarët e normales. Përmes ligjit dhe themelimit të delegacionit dialogu me Serbinë unifikohet në një zë të përbashkët institucional që deri tash nuk ka ndodhur. Për ta pasur një proces të mirëfilltë të dialogut dhe të fitojë atë që synon duhet të ketë një unifikim të zërave institucional”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat