Zbulohet se si ideja e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi erdhi deri te Macroni

Aktuale

Zbulohet se si ideja e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi erdhi deri te Macroni

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:41
Emannuel Macron

Çështja e arritjes së marrëveshje përfundimtare me Serbinë nuk pritet të përfundojë së shpejti, pasi që varet se në cilin drejtim do të shkojë BE-ja, çfarë rezultati do të del nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian që mbahen në maj.

Kështu Zhan Kristof-Buison, zëvendësdrejtor i revistës Figaro e vlerëson të ardhmen e raporteve  ndërmjet dy vendeve.

“Në rast se fitojnë forcat politike të cilat janë kundër BE-së siç është tash, atëherë çështja e Kosovës dhe Ballkani do të jenë në plan të dytë dhe ata nuk do të merren më të”, ka thënë për mediat serbe, Buison.

“Ky problem, nëse zgjidhet një ditë, ky do të jetë rezultat i diplomacisë së Bashkimit Evropian. Mund të zgjidhet në kuadër të ndonjë Konference Ndërkombëtare, por shtrohet pyetja se kush do të merrte pjesë në atë konferencë pasi që as Rusia dhe as Kina nuk janë për pavarësinë e Kosovës”, thotë ai.

“Njëkohësisht as vendet brenda BE-së, si Spanja, Qipro apo Sllovakia nuk janë për një zgjidhje të tillë, kështu që pavarësia e Kosovës do të mund t’i fuqizonte taboret e tyre seceioniste brenda vendeve të tyre”.

“Pra, shtrohet pyetja se kush do të ishte në atë konferencë dhe nëse vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në një mënyrë do ta rimendonin qëndrimin e tyre se pse e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, thotë Buison.

Ai shton se presidenti francez, Emannuel Macron e ka nxjerr në publik idenë për shkëmbimin e territoreve, pasi që ka dashur të shoh se si do të reagohet për të.

“Kjo ide ka ardhur deri te ai përmes njerëzëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës që janë të afërt me Bernard Kushnerin. Mendoj se me kohë e kanë kuptuar se nuk ekziston mbështetja e gjerë për këtë ide as në Serbi, e as tek një pjesë e diplomacisë franceze dhe se pikërisht kjo ide tash është vënë në pikëpyetje”, thekson Buison.

Sipas tij, kjo ide është edhe test për shtetin francez dhe për sovranitetin e saj brenda Bashkimit Evropian dhe se sa ka hapësirë manovruese që versionin e saj të zgjidhjes së këtij problemi ta hedh në plan të parë në raport me pozicionin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat