Le Figaro: Beogradi frikësohet se Prishtina do ta përdorte ushtrinë kundër serbëve

Aktuale

Le Figaro: Beogradi frikësohet se Prishtina do ta përdorte ushtrinë kundër serbëve

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 08:53
FSK

Gazeta franceze “Le Figaro” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit sa përket formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kjo gazetë citon deklaratën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq  sipas së cilës formimi i ushtrisë së Kosovës mund të provokojë ndërhyrjen ushtarake të Serbisë  dhe se “Beogradi ka frikë se një ushtri e tillë mund të përdoret për dëbimin e pakicës serbe në Kosovë”, transmeton Klan Kosova.

Në artikullin e titulluar “Serbia po kërcënon të ndërhyjë nëse Kosova formon ushtrinë,” gazeta e Parisit  thekson se Parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor duhet të sqarohetrreth formimit të forcave të mbrojtjes, të përbërë nga 4000 njerëz, në ushtri të rregullt.

“Ky proces mund të zgjasë me vite, por Beogradi ka frikë se kjo ushtri do të përdoret për të dëbuar minoritetin serb që ende jeton në Kosovë”, shkruan Le Figaro.

Në këtë kontekst, citon gazeta shefen e ekzekutivit serb e cila shpreson ” se Serbia kurrë nuk do të duhet të përdorë ushtrinë, por se kjo është aktualisht një nga mundësitë për t’u konsideruar, sepse Beogradi “nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë spastrim etnik”,

Gazeta kujton se tensionet dypalëshe u përkeqësuan më tej kur Kosova  më 21 nëntor vendosi taksën prej 100 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e që sipas vlerësimeve, ishte një reagim ndaj presionit të Beogradit kundër pranimit të Kosovës në Interpol.

Le figaro  shkruan edhe për mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg rreth formimit të ushtrisë së Kosovës i cili tha se ishte kundër këshillave të shumë anëtare të NATO-s dhe se kjo mund të ketë pasoja serioze për të ardhmen e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat