Pacolli: Pavarësia e Kosovës tashmë ka ndodhur dhe nuk mund të zhbëhet as nga Serbia

Aktuale

Pacolli: Pavarësia e Kosovës tashmë ka ndodhur dhe nuk mund të zhbëhet as nga Serbia

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:46
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në një intervistë në ngjarjen e mbajtur në Gjermani në përvjetorin e marrëdhënieve Kosovë – Gjermani ndër të tjera ka thënë se sfida e vetme e shtetbërjes së Kosovës mbetet dialogu me Serbinë.

“Tani Kosova e ka përballë sfidën e dialogut, kjo do të ndikonte në shtetbërjen e Kosovës, do të funksionalizonte Kosovën, në këtë sfidë duhet që secili mik i Kosovës të vjen, të avancon përpara me idetë kreative të tyre”, tha Pacolli në një intervistë për Deutche Welle.

Ndërsa për masën mbrojtëse prej 100 për qind ndaj produkteve serbe Pacolli ka thënë se është vendim i një shteti të pavarur dhe duhet të respektohet.

Ai shtoi se pavarësia e Kosovës tashmë ka ndodhur dhe nuk mund të zhbëhet e dialogu është e vetmja mënyrë e marrëveshjes me këtë shtet.

“Ne jemi shtet qe dhjetë vite dhe nuk mundemi që secili të qohet herët dhe të shkelë mbi këtë që e kemi ndërtu deri më tash, unë besoj që nëse serbët janë të mençur duhet të kuptojnë një gjë, pavarsimi i Kosovës ka ndodhë me 17 shkurt 2018 dhe kurrë s’do të ketë kthim mbrapa dhe nëse ata zgjedhin vetëm mënyrën më të mirën për Kosovën mundet vetëm të përfitojnë sepse ata janë ata që plasojnë mallra në tregun e Kosovës dhe po e shohim tash sa e dhimbshme është kjo masë që e kemi marrë, unë mendoj se ata do të analizojnë çdo gjë që kanë bërë deri më tash dhe do të shohin që e vetmja mënyrë është që të ulemi në tavolinë dhe të flasim në mënyrë të barabartë duke e shikuar në sy njëri- tjetrin si dy shtete të pavarura”, tha Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat