Haxhiu: Thaçi po e mban të bllokuar KQZ-në

Aktuale

Haxhiu: Thaçi po e mban të bllokuar KQZ-në

Nga: A.M. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të mban të bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “mosfunksionalizimi i KQZ-së në afat sa më të shpejtë dhe ligjor, është shkelje e Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhje nga ana e Presidentit”.

Postimi i plotë:

Po bëhet një vit nga kur KQZ-ja është bllokuar nga Presidenti, duke mos emëruar anëtarët e rinj në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti nuk mund të mbajë të bllokuar tutje një institucion kushtetues, siç është KQZ-ja.

Legjislacioni në fuqi lidhur me përbërjen e KQZ dhe bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të vitit të kaluar parasheh që koalicioni PAN të ketë dy anëtarë, Lëvizja VETËVENDOSJE! dy anëtarë dhe koalicioni LAA, dy anëtarë.

Nga shpallja e aktvendimit të Kushtetueses, fillon të rrjedhin edhe afatet për konfirmimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së. Mosfunksionalizimi i KQZ-së në afat sa më të shpejtë dhe ligjor, është shkelje e Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhje nga ana e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat