Krijimi i zonës ekonomike në Kosovën veriore vendos kontroll në pjesën ku sot lulëzon krimi

Aktuale

Krijimi i zonës ekonomike në Kosovën veriore vendos kontroll në pjesën ku sot lulëzon krimi

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:04
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli ka akuzuar sot mediat serbe se qëllimshëm po devijojnë deklaratat e tij lidhur me idenë e themelimit të zonës ekonomike në pjesën veriore.

Në një status në Facebook, Pacolli sqaron se ideja e tij nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike që përfshin proporcionalisht territor nga Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë.

“Natyrisht në këtë mënyrë vendoset kontroll në pjesën ku sot lulëzojnë bandat dhe krimi. Ekonomikisht vetëm kështu mund të ketë stabilitet dhe zhvillim ekonomik”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat