Tali: Thaçi po i keqpërdorë liderët e Kosovës Lindore për interesa të tij

Aktuale

Tali: Thaçi po i keqpërdorë liderët e Kosovës Lindore për interesa të tij

Nga: N.Sh Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 15:34
Driton Tali dhe Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali ka folur edhe njëherë për ndarjen e Kosovës dhe bashkimin e Kosovës Lindore.

Tali, përmes një postimi në Facebook, thotë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi idenë për ndarjen e Kosovës e ka hedhur në opinion para se të takohet me udhëheqësit e Kosovës Lindore.

Tali pohon se, Thaçi po i keqpërdorë liderët e Kosovës Lindore për interesa të tij, ashtu siç i ka keqpërdorur të gjithë të tjerët.

Më poshtë shkrimi i plotë i Driton Talit:

Ndarja e Kosovës dhe bashkimi Luginës.

Sa me sqaru edhe njëherë:

Hashimi Thaçi ndarjen e Kosovës e hodhi në opinion në shkurt të këtij viti.

E intesifikoi në maj.

Për herë të parë delegacionin e udhëheqësve politik të Luginës e takoi ka fundi (26) i korrikut.

Pra, Thaçi planin për ndarjen e Kosovës e ka inicuar shumë kohë para se ta takon delegacionin e udhëheqësve politik të Luginës.

Andaj, Thaçi s'bashku me argatët e tij rrejnë kur thonë se këtë ide e ka nisur pas takimit me liderët e Luginës të cilët kërkuan nga ai që në negociata me Serbinë ta fut bashkimin e Luginës me Kosovën.

Pra i keqpërdorë ata për interesa të tij, ashtu siç i ka keqpërdorur të gjithë të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat