Haxhiu propozon pllaka përkujtimore për të gjithë dëshmorët

Aktuale

Haxhiu propozon pllaka përkujtimore për të gjithë dëshmorët

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 16:54
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka propozuar që me buxhetin e vitit 2019, të ndahet një buxhet për ngritjen e pllakave përkujtimore për të gjithë të rënën në Republikën e Kosovës dhe të vendosen buzë rrugës.

Haxhi në seancën në të cilën po shqyrtohet buxheti i vitit 2019, propozoi që me këtë buxhet të parashihet fondi për shtatoren e Fadil Vokrrit.

Ai pati edhe një propozim sa i përket kujdesit ndaj të rënëve për liri.

Haxhiu: Të ndahet një buxhet për ngritjen e pllakave përkujtimore

“Të ndahet një buxhet për ngritjen e pllakave përkujtimore për të gjithë të rënën në Republikën e Kosovës dhe buzë rrugës të ketë nga një përmendore për ta”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat