Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit, pasi spekuloi për Kaçanikun

Aktuale

Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit, pasi spekuloi për Kaçanikun

Nga: A.M. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 17:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ra mush Haradinaj i është kundërpërgjigjur spekulimeve të Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka deklaruar se Kaçaniku është i mbushur me luftëtarë e ISIS-it.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “po i dëgjoj deklarimet e zyrtarëve serb, qe po thonë se Kosova veç është në disa vende ku ka konflikte duke aluduar në luftëtarë që kanë shkuar në luftëra të huaja, pra xhihadist”

Postimi i plotë:

Po i dëgjoj deklarimet e zyrtarëve serb, qe po thobe se Kosova veç është në disa vende ku ka konflikte duke aluduar në luftëtarë që kanë shkuar në luftëra të huaja, pra xhihadist. E vërteta është që Kosova është prej vendeve të rralla në botë që ka një Ligj dedikuar eksplicit kundër pjesëmarrjes së shtetasve të vet në luftëra të huaja dhe i ndjek penalisht dhe ata që kthehen janë objekt të ligjit.

Ndërsa dallimi i Serbisë me ne është kështu: ata i kanë në lista të pagesave sot e kësaj dite, qoftë si të pensionuar para kohe, ose të pensionuar, qoftë si veteranë ose të tjerë, ata janë mercenarë sot krahë për krahë më rusët në Ukrainë dhe në Siri kundër krejt perëndimit dhe paqes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat