Eksperti i ekonomisë: Taksa 100% reagim ndaj Serbisë e cila po e atakon Kosovën

Aktuale

Eksperti i ekonomisë: Taksa 100% reagim ndaj Serbisë e cila po e atakon Kosovën

Nga: N.H Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 17:09
Ilustrim

Taksa e vendosur nga autoritetet e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia vazhdon të gjejë kundërshti të mëdha nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Kritikë rreth këtij vendimi shprehën të jenë edhe deputetë të Bundestagut gjerman. I tillë së fundi është edhe reagimi deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Josip Juratovic, i cili konsideron se reagimi ndaj taksës është i arsyeshëm.

E, përkundër presionit ndërkombëtar, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala bën me dije se nuk e ka ndërmend të bëjë një hap prapa këtij vendimi.

Opozita shprehet se presioni ndërkombëtar për taksën e ka zanafillën nga politikat e buta të Kosovës ndaj Serbisë.

Ndërsa, lidhur me ketë, njohësi i ekonomisë konsideron se nëse qeveria ndërmerr hapa në fuqizimin e taksës duhet të pranohet si veprim diplomatik dhe jo si tërheqje, sepse si vend në asnjë mënyrë nuk guxojmë që t’i prishim raportet e krijuara me Bashkimin Evropiane dhe në veçanti me SHBA-të.

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se është i natyrshëm presioni ndërkombëtar kur vjen nga Bashkimi Evropian e sidomos nga SHBA-të që, por edhe reflektimi i Qeverisë së Kosovës nëse do të shfuqizonte taksën e 100 për qind për mallrat me origjinë nga të dy vendet.

Image
Mustafë Kadriaj

“Duke qenë dëshmitar të rrugëtimit të Kosovës deri tek pavarësimi i saj pamarre parasysh që nuk na pëlqen është i natyrshëm presioni ndërkombëtar kur vjen nga Bashkimi Evropian e sidomos nga SHBA-të që me këtë duhet që opinioni i gjerë dhe opozita në Kosovë të pranon drejt nëse reflekton qeveria e Kosovës nëse do të shfuqizonte taksën e 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Duke e marrë për bazë që nga paslufta Serbia asnjëherë nuk e ka pranuar realitetin në Kosovë duke tentuar që të dëmton Kosovën si në proceset politike, por edhe në tregtinë ndërkombëtare përkundër që ka qenë eksportuesi më i madh në Kosovë ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk ka qenë kaq e zëshme në kritika ndaj Serbisë sesa në rastin e Kosovës me vendosjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë ku dihet që edhe kjo taksë ka qenë reagim ndaj Serbisë e cila në vazhdimësi po e atakon Kosovën në proceset e shtet-ndërtimit”, ka thënë Kadriaj.

Sipas tij, me ketë vendit po i bëhet një presion i padrejtë, ndërsa me tej shton se Kosova edhe është duke provokuar me ndonjë revoltë gjithë popullore që edhe institucionet relevante në Kosovë nuk do të mund të menaxhonin si rezultat i akumulimit të një pakënaqësie që dy dekadash.

“Pra me këtë po i bëhet një padrejtësi Kosovës nga Bashkimi Evropiane që përveç ndaljes së proceseve të Kosovës drejt avancimit në Bashkimin Evropian përkundër përmbushjes së kërkesave të Kosovës si asnjë vend tjetër i rajonit njëherit duke rënë ndesh me premtimet e tyre. Me këtë rast po i bëhet një presion i padrejtë që me këtë sjellje të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës njëherit është duke provokuar ndonjë revoltë gjithë popullore që edhe institucionet relevante në Kosovë nuk do të mund të menaxhonin si rezultat i akumulimit të një pakënaqësie që dy dekada që kjo situatë do t’i shkoj në favor vetëm Serbisë por duhet të ketë të qartë që për ndonjë situatë të tillë bashkëfajtorë është edhe Bashkimi Evropian, sepse për Kosovën janë mbyllur rrugët pa i dhënë mundësi që të ketë alternativë tjetër”, ka thënë ai.

Në fund, njohësi i ekonomisë ka theksuar se nëse qeveria ndërmerr hapa në fuqizimin e taksës duhet të pranohet si veprim diplomatik dhe jo si tërheqje, sepse si vend në asnjë mënyrë nuk guxojmë që t’i prishim raportet e krijuara me Bashkimin Evropiane dhe ne veçanti me SHBA-të.

“Me këtë dua të bëjë të qartë opinionit që nëse qeveria ndërmerr hapa në shfuqizimin e taksës duhet të pranohet si veprim diplomatik e jo si tërheqje, sepse ne si vend në asnjë mënyrë nuk guxojmë që t’i prishim raportet e krijuara me Bashkimin Evropiane dhe SHBA duke i dhënë rast bisedimeve me qëllim që të ruhet bashkëpunimi me akterët e lartcekur si garantues të pavarësisë së Kosovës, sepse njëherit taksa 100 për qind është në kundërshtim me ekonominë e tregut dhe me parimet e CEFTA-së dhe MSA-së”, ka përfunduar eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat