Ambasadori amerikan: FSK ushtri, hap i natyrshëm

Aktuale

Ambasadori amerikan: FSK ushtri, hap i natyrshëm

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 19:34
Philip Kosnett

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë ekskluzive për RTK-në ka thënë sot se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Ambasadori i ri amerikan thotë se ‘liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t'i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur. Kështu ka deklaruar ambasadori Kosnett.

Ambasadori, në këtë intervistë flet edhe për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe nëse ajo mund të prek çështjen e kufirit. Ambasadori i ri amerikan, rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane. Pra, sonte nga ora 20:10 intervista e ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat