‘Autoritetet Evropiane të Aviacionit Civil të reagojnë ndaj Serbisë’

Aktuale

‘Autoritetet Evropiane të Aviacionit Civil të reagojnë ndaj Serbisë’

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 19:41
Palë Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Palë Lekaj, ka kërkuar nga Autoritetet Evropiane të Aviacionit Civil të reagojnë ndaj Serbisë për shkak të propagandës se Aeroporti “Adem Jashari” është mbyllur që nga viti 1999, pasi kjo mund të rrezikojë seriozisht jetën e pasagjerëve që udhëtojnë me aviokompani të ndryshme.

“Kjo jo vetëm që është qesharake, por për më tepër, është një tregues se sa shumë është në gjendje ta rrezikojë jetën e qytetarëve të vendeve të ndryshme si pasojë e keqinformimit të aeroplanëve nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil të Serbisë, apo siç është rasti më eklatant dhe më jo human, që nuk i është dhënë leje për aterrim emergjent aeroplanit, në të cilin ka qenë një grua shtatzënë, ky mjerisht nuk është rasti i vetëm kur Serbia ka vepruar kështu”, thuhet në reagim.

Lekaj përkujton se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” këtë vit ka pranuar mbi 2 milionë udhëtarë të vendeve të ndryshme.

“Ne i bëjmë me dije Serbisë dhe të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare, se nëse ndodh diçka e keqe në këtë drejtim, tërë përgjegjësia do të bjerë mbi ketë shtet i cili përmes institucioneve të tij dezinformon me qëllimin më të keq të mundshëm”, përfundon reagimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat