Rrëfimi i nënave të dënuara me burg: I djegë malli për fëmijët, ja si e shohin jetën pas burgut

Aktuale

Rrëfimi i nënave të dënuara me burg: I djegë malli për fëmijët, ja si e shohin jetën pas burgut

Nga: N.Sh Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 20:50
Fotografi e nënave në burg

Një reportazh nga televizioni publik i Kosovës, është realizuar për gratë – nënat të cilat e vuajnë burgun pas veprave të kryera penale të cilat i kanë bërë.

Në burgun e Lipjanit, kanë folur nënat për jetën se si e kalojnë brenda burgut, vuajtjet e tyre e deri te shpresa e cila i mbanë për lirimin e tyre dhe fillimin e një jete të re pas burgut.

Një grua e cila është dënuar me 25 vjet heqje lirie, për veprën e rëndë, vrasjen që e ka kryer, nuk do ta shoh të bijën e saj teksa i rritej dhe kalon vitet e bukura të rinisë, pa nënën e cila është e gjallë, por e burgosur.

31 vjeçarja beson se edhe pas 23 vjetësh kur do të lirohej, e kur do të jetë një grua mbi 50 vjeç ende do të gjej kohë të rifilloj jetën e saj.

Por, si e kalon një ditë të burgut?

“Varet se qysh e sheh, nëse mendon veç negativisht atëherë shkon keq, normal, nëse e sheh me pozitivitet atëherë nuk e kalon keq. Lexojmë, bibliotekën e kemi, sportin, dreka, aktivitetet i kemi, kalojmë nj ditë me shoqe”, shprehet ajo, transmeton gazeta “Bota sot”.

Nënat që janë të burgosura kanë mallë për fëmijët e tyre të cilët rrallë herë i shohin.

Ato janë të vetëdijshme se për veprat që i kanë kryer, ato duhej shlyer me dënim, por dëshira për të përqafuar fëmijët shpesh ua terron sytë dhe mendjen.

“Unë kam nj djalë dhe dy vaja. Djalin e shoh më rrallë, e vajzat vijnë më shpesh. Shumë mërzitëm për fëmijët, e ndijë mungesën e tyre shumë. Edhe ata po mërziten shumë”, tha një nënë tjetër, e cila është e dënuar për trafikimi me 7 vjet e 11 muaj burgim.

Më poshtë, ua sjellin videon e reportazhit ku flasin edhe nënat tjera:

Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat