Miftaraj: Komandant Remi të sqarojë dilemën, dëshmitar apo i dyshuar në Speciale?!

Aktuale

Miftaraj: Komandant Remi të sqarojë dilemën, dëshmitar apo i dyshuar në Speciale?!

Nga: A.Zh Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 09:55
Rrustem Mustafa-Remi

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj, ka komentuar ftesën për intervistim nga Prokurori i Specialuar ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi.

Miftaraj në një postim në Facebook, ka thënë se ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale mund të ndodhë në dy situata, në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit.

Ai ka theksuar se komandant Remi duhet të sqarojë se cilën cilësi është ftuar nga Prokurori.

“Ftesa për intervistim nga Prokurori i Specializuar mund të ndodh në dy situata. Kur dikush ftohet, në cilesinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit! I dyshuar dhe dëshmitar ka dallim të madh. Tash Komandant Remi duhet të sqarojë këtë dilemë”, ka shkruar Mitfaraj në Facebook.

Ndryshe, lajmin për pranimin e ftesës  së Mustafës nga Gjykata Speciale më 14 janar 2019, e ka konfirmuar mbrëmë vet avokati i tij, Arianit Koci./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat