Hoti, Vuçiqit dhe Bërnabiqit: Nëse dikujt duhet t’i ndalohet ushtria, atëherë kjo vlen për Serbinë

Aktuale

Hoti, Vuçiqit dhe Bërnabiqit: Nëse dikujt duhet t’i ndalohet ushtria, atëherë kjo vlen për Serbinë

Nga: A.Zh Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:40
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, i ka reaguar krerëve serbë, të cilët po e kundërshtojnë ashpër formimin e ushtrisë së Kosovës.

Hoti ka thënë se ushtria e Aleksandar Vuçiqit dhe Ana Bërnabiqit, është ende e komprementuar dhe me duar të përgjakura dhe se duhet t’i ndalohet të qenit e tillë, përcjell Bota sot.

Sipas Hotit, ushtria e Kosovës do të garantojë paqe dhe do të ndihmojë popujt therë gjithandej globit.

Ai ka kërkuar nga krerët serbë që t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës dhe të Bosnjës, për gjenocidin dhe spastimin etnik.

Postimi i plotë i Hotit:

Nëse ndonjë shteti duhet t’i ndalohet të ketë ushtri, atëherë kjo vlen për Serbinë. Ushtria e juaj, z.Vuçiq dhe znj. Bërnabiq, është e komprometuar, ngase ka ende duart e përgjakura. Eshtë ushtria e juaj ajo për të cilën dihet botërisht se ka shkaktuar spastrim etnik dhe gjenocid, ka dhunuar e vrarë gra e foshnje, në Kosovë, Bosnje e gjetiu.

Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri që garanton dhe gjeneron paqe, që aspiron NATO-n e misionet paqeruajtëse gjithandej në botë. Do të dërtohet dhe kalitet që të ndihmojë popuj të tjerë gjithandej globit, të cilët mund të përfshihen në tragjedi të ngjashme, me ato që pësuam ne, nga falangat gjenocidale të ushtrisë serbe.

Andaj, kërkoni falje popullit të Kosovës e të Bosnjës, për tragjeditë e shkaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat