Haradinaj: Deklarata e Lutfi Hazirit për ushtrinë është për turp

Aktuale

Haradinaj: Deklarata e Lutfi Hazirit për ushtrinë është për turp

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:55
Lutfi Haziri dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajtur të turpshme deklaratën e nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, i cili para pak ditësh ka thënë se më 14 dhjetor nuk do të votohet për ushtri të vërtetë.

Haradinaj duke iu përgjigjur kësaj deklarate ka thënë se ushtria e Kosovës nuk ka asgjë më pak se ushtritë e tjera të botës në mandat, e pastaj ai ka thënë se aq sa ka para duhet të pajiset.

Për më tepër kreu i Qeverisë ka komentuar edhe deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili ditë më parë kishte thënë se Kosova do të përballet me pasoja nëse e formon ushtrinë.

Haradinaj: Deklarata e Lutfi Hazirit është për turp 

“NATO është organizatë e vendeve dhe mendimi i njërit nga anëtarët e NATO-s nuk kthehet në vendim të NATO-s. Në fakt vendimet merren vetëm kur të gjithë janë dakord, kështu që ne nuk na pengon puna me NATO-n. Pra nëse kjo është një kërkesë dhe nuk aprovohet nga tjerët nuk ndryshon asgjë. Qëndrimi i ShBA është për më shume stabilitet në Kosovë dhe rajon dhe kjo ka qenë në vazhdimësi, pra ne e kemi pa këtë qëndrim këtë e ka shpreh edhe ambasadori Kosnett dhe është në linjë me deklaratat e departamentit të shtetit edhe në Beograd që kanë thënë që Kosova do ta ketë ushtrinë dhe ju nuk keni veto për ushtri. Pra, nuk ka asnjë dilemë që ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor. I kam dëgjuar disa deklarata, në mesin e tyre edhe Lutfi Haziri duke thënë që kjo është me pak se ushtri dhe kjo është për turp, pra kur njeri i vendit të vet e ofendon ushtrinë e vet. Ushtria e Kosovës nuk ka asgjë më pak se ushtritë t jera të botës në mandat, pastaj sa të ki para, sa je i zoti pajise”, ka thënë Haradinaj. Këto komente kryeministri Ramush Haradinaj, i ka bërë pas takimit që ka pasur me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe pas vizitës që i ka bërë Kosovës A dhe B.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur turp deklaratën e nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, i cili para pak ditësh ka thënë se me 14 dhjetor nuk do të votohet për ushtri të vërtetë.

Haziri kishte folur për rrezikun që i kanoset Kosovës, në rast të krijimit të ushtrisë pas disa kundërshtimeve nga ndërkombëtarët.

“Mendimi i njërit nga anëtarët e NATO-s nuk është vendim i NATO-s, neve nuk na pengon puna me NATO-n. Pra nëse kjo është një kërkesë dhe nuk aprovohet nga tjerët nuk ndryshon asgjë. Qëndrimi i ShBA është për me shume stabilitet në rajon dhe kjo ka qenë në vazhdimësi, këtë e ka shpreh edhe ambasadori Kosnett dhe është në linjë me deklaratat e departamentit të shtetit në Beograd që kanë thënë që ju s’keni veto për ushtri, dhe s’ka asnjë dilemë që ushtria votohet me 14 dhjetor. I kam dëgjuar disa deklarata, në mesin e tyre edhe Lutfi Haziri që kjo është me pak se ushtri dhe kjo është për turp, pra kur njeri i vendit të vet e ofendon ushtrinë e vet. Ushtria e Kosovës nuk ka asgjë më pak se ushtritë tjera të botës”, ka thënë Haradinaj, gjatë vizitës që sot i ka bërë KEK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat