PSD kërkon që në dialogun me Serbinë të përfshihet edhe shoqëria civile

Aktuale

PSD kërkon që në dialogun me Serbinë të përfshihet edhe shoqëria civile

Nga: N.H Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 16:28
Partia Socialdemokrate

Partia Socialdemokrate njofton se kryetari dhe nënkryetari, Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani janë takuar sot me publicistin Veton Surroi dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) Luan Shllaku.

Gjatë takimit u konstatua domosdoshmëria që Kuvendi të ketë rol qendror në procesin e dialogut me Serbinë.

Duke e shpjeguar projekt-rezolutën e paraqitur nga PSD-Nisma-Alternativa, përfaqësuesit e PSD-së vlerësuan nevojën e përfshirjes së shoqërisë civile në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Rezoluta dhe ligji për dialogun mundësojnë përfaqësim gjithëpërfshirës, vendimmarje konsensuale dhe platformë shtetërore, në përputhje me interesin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në një komunikatë nga PSD-ja.

Ja komunikata e plotë:

SHOQËRIA CIVILE TË PËRFSHIHET NË DIALOGUN ME SERBINË

Kryetari dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani kanë takuar sot në Prishtinë, publicistin z.Veton Surroi dhe z.Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) në Kosovë.

Gjatë takimit u konstatua domosdoshmëria që Kuvendi i Republikës të ketë rol qendror në procesin e dialogut me Serbinë.

Duke e shpjeguar Projekt-rezolutën e paraqitur nga PSD-Nisma-Alternativa, përfaqësuesit e PSD-së vlerësuan nevojën e përfshirjes së shoqërisë civile në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Rezoluta dhe ligji për dialogun mundësojnë përfaqësim gjithëpërfshirës, vendimmarje konsensuale dhe platformë shtetërore, në përputhje me interesin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Partia Socialdemokrate vlerësoi iniciativën e z.Surroi dhe z.Shllaku, për të kontribuar pozitivisht në procesin e dialogut me Serbinë, me mbështetje në ekspertizë strategjike, duke mundësuar resurse nga një spektër i gjerë lokal dhe ndërkombëtar, drejt arritjes së marrëveshjes eventuale për njohje reciproke me Republikën e Kosovës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat