Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, në Camp Film City.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në aspektin e sigurisë si dhe kanë theksuar vendosmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë midis dy institucioneve.
“Komandanti Addario ka shfrytëzuar këtë rast për t’i shprehur mirënjohjen e tij kontributit amerikan, duke theksuar profesionalizmin dhe angazhimin e të gjithë ushtarëve në misionet paqeruajtëse të KFOR-it”.
“Nga ana tjetër Kosnett e ka falënderuar komandantin Addario, për rolin e rëndësishëm të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në rajon”.