E dhimbshme: Nga 120 deputetë, vetëm 14 në sallë!

Aktuale

E dhimbshme: Nga 120 deputetë, vetëm 14 në sallë!

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 19:38
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Seanca për buxhetin e vitit 2019 është duke u neglizhuar në masë të madhe nga numër i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nga gjithsej 120 deputetë sa i ka Kuvendi, në sallë (ora 19:00) të pranishëm ishin vetëm 14 deputetë nga pozita dhe opozita.

Kjo, padyshim se është mosrespekt që vazhdimisht po e përsërisin deputetë të ndryshëm. Ndërsa, të njëjtit “arsyetohen” shpeshherë se kanë edhe punë tjera për të bërë, ndonëse janë zgjedhur që të kontribuojnë në legjislativin e vendit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat