Merkeli dha Kosovës zë të arsyeshëm për ta mbrojtur sovranitetin

Aktuale

Merkeli dha Kosovës zë të arsyeshëm për ta mbrojtur sovranitetin

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 20:37
Ramush Haradinaj dhe Angela Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se lidershipi i Angela Merkel i dha dimension të ri qasjes së politikës gjermane dhe evropiane ndaj Kosovës.

“Lidershipi i Angela Merkel i dha dimension të ri qasjes së politikës gjermane dhe europiane ndaj Kosovës. Për 18 vite sa udhëhoqi me CDU-në, Merkel tregoi guxim e vizion për një Europë te fuqishme ekonomikisht dhe në partneritet strategjik me ShBA-të.

Lidershipi i saj fuqiplotë i dha Kosovës zë të arsyeshëm për ta mbrojtur sovranitetin dhe rrugën tonë europiane. Pasardhëses Annegret Kramp-Karrenbauer i urojmë sukses për ta vazhduar udhëheqjen e CDU-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat