Flet Tomë Gashi, jep detaje për të “ftuarit” e Gjykatës Speciale

Aktuale

Flet Tomë Gashi, jep detaje për të “ftuarit” e Gjykatës Speciale

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 21:11
Tomë Gashi

Avokati i Rustem Mustafës, Tomë Gashi ka thënë se sipas të gjitha gjasave klienti i tij nuk është ftuar në Gjykatën Speciale në Hagë si dëshmitarë, por si i dyshuar.

Gashi në “Dossier D” ka thënë se Mustafa ka mundur të intervistohet edhe në Kosovë.

“Kjo është një çështje taktike dhe teknike për të cilën ka vendosur prokurori në Hagë. Nuk përjashtohet rreziku që ai pas intervistimit të mbetet në Hagë”.

Avokati ka thënë se edhe në të kaluarën kanë ndodhur intervistime në Kosovë, por ato kanë ndodhur në varësi të rrezikshmërisë se rasteve.

Sipas Gashit, klienti i tij Rustem Mustafa, ishte deklaruar i gatshëm t’i përgjigjej Gjykatës Speciale.

“Remi ka qenë ndër të parët zyrtarë të profilit të lartë që ishte arrestuar në vitin 2002. Ai ishte arrestuar nga policë me maska që deri në atë kohë nuk ishte parë”.

Ai ka paralajmëruar se situata me Remin është e komplikuar pasi gjykimi pritet të zgjasë me vite.

“Vështirë të mendohet se procedurat e gjykimit do të përfundojnë shpejt”, tha Gashi.

Avokati ka thënë se një pjesë e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, do të jenë ish pjesëtarë të UÇK-së.

“Nuk duhet ta fshehim këtë fakt. Tashmë dihet, edhe pse jo me emra e mbiemra, se një pjesë e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale do të jenë ish-pjesëtarë të UÇK-së”.

Gashi thotë se është gabim i Kosovës që nuk e ka formuar një gjykatë që do të gjykonte krimet e mundshme të luftës.

“Serbia e ka bërë një gjë të tillë”, tha ndër të tjera Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat