Veseli: Ushtria e Kosovës do të ketë model amerikan

Aktuale

Veseli: Ushtria e Kosovës do të ketë model amerikan

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 21:17
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës që po i bën ShBA’së, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowas, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës.

“Ushtria e Kosovës është e paqes, e NATO’së dhe është kontribuuese e stabilitetit në rajon, ajo do të jetë pjesa më krenare e Kosovës, dhe do të jetë në partneritet me aleatët tanë” tha Veseli.

Sipas tij përvoja e Ushtrisë Amerikane do të jetë në Ushtrinë e Kosovës.

“Kjo vizitë është e jashtëzakonshme, Grada e Iowas, është ndihmesë për Kosovën. Nga vizita jonë del mesazhi që kjo ushtri është e paqes, kemi garancinë e ShBA’së. Të gjithë ata zëra që janë skeptik le ta harrojnë. Ushtria jonë do të fuqizohet sepse është në krah me ShBA’në”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat