Albin Kurti flet për ftesën që i është bërë Remit në Gjykatën Speciale

Aktuale

Albin Kurti flet për ftesën që i është bërë Remit në Gjykatën Speciale

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 21:47
Albin Kurti

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka komentuar ftesën që i është bërë Rrustem Mustafës-Remit në Gjykatën Speciale. Kurti në një emision në RTV21 ka thënë se tashmë po kuptohet se pse partia e tij ishte kundër kësaj gjykate që nga fillimi”

“Gjykata Speciale është padrejtësi e pashembullt ndaj një populli e lufte çlirimtare. Kur u miratua kjo Gjykatë, VV ishte kundër dhe jemi kundër edhe sot. Unë besoj që qytetarët por edhe politikanët po e kuptojnë se sa me të drejt Vetëvendosja ishte kundër kësaj gjykate. Mendoj se duhet ta shohim saktësisht se çfarë është kjo ftesë.

Ne ende nuk e dimë se komandant Remi me 14 janar me çfarë cilësie po shkon. Prandaj është dëm i madh të flasim për ato çfarë dëgjojmë. Për bindjen time, ka mundësi që Gjykata Speciale të duket vetëm si potencialitet, e jo të ketë efekt” ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat