Musliu për Cecën: Mos e lejoni të vjen në Kosovë, mos ja hapni plagët popullit!

Aktuale

Musliu për Cecën: Mos e lejoni të vjen në Kosovë, mos ja hapni plagët popullit!

Nga: A.M. Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 21:50
Ganimete Musliu

Deputetja e PArtisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi që këngëtarja serbe Ceca do të vije në Mitrovicë të përformoj.

Musliu përmes Facebook-it ka protestuar duke aluduar tek institucionet  që t`ia ndalojnë hyrjen në Kosovë.

"Në Kosovë nuk po vjen këngëtarja Ceca por bashkëshortja e Kriminelit më të tmerrshëm të historisë tonë të re!", ka shkruar Musliu në Facebook.

Postimi i plotë:

Ne Kosovë nuk po vjen kengetarja Ceca por bashkeshortja e Kriminelit me te tmerrshem te historise tone te re!

Po vjen bashkeshortja e Arkanit qe ishte udheheqes paramilitar dhe vrases mizor i mijera shqiptareve ne luften e Kosovës.

Ceca nuk po vjen te prezantoj art ne Kosovë por per te promovuar urrejtje e per te goditur ne plaget e hapura te shqiptarve qe i shkaktoj bashkeshorti i saj.

Kjo eshte e pa pranueshme dhe e padrejt andaj une nuk mund te heshte. Apeloj te institucionet tona, mos ja hapni plaget popullit, mos lejoni qe bashkeshortja e Kriminelit te hyje ne Kosovë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat