“Kjo Serbi nuk është më ndryshe se ajo e Millosheviqit”

Aktuale

“Kjo Serbi nuk është më ndryshe se ajo e Millosheviqit”

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 22:10
Albin Kurti

Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se ai i nevojitet shumë më tepër Serbisë se Kosovës, mirëpo sipas tij në Kosovës politikanëve po iu ngutet më shumë se atyre në Serbi. Sipas Kurtit për këto arsye po ndodhin edhe dështimet e Kosovës si Interpoli, e pastaj edhe kërcënimi i kryeministres serbe Ana Brnabiq, shkruan rtv21.

Kurti shton se politikanët të cilët bashkëbisedojnë me Serbinë, po krijojnë një iluzion se Serbia e sotme është krejtësisht ndryshe nga ajo e Sllobodan Millosheviqit, e kjo nuk është e vërtetë. Kurti përfundon duke deklaruar se Serbisë i nevojitet dialogu me Kosovën pasi sa më shpejt dëshiron që të integrohet në Evropë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat