Kurti: Ushtria më 14 dhjetor – reagimi i NATO-s nuk ishte befasi

Aktuale

Kurti: Ushtria më 14 dhjetor – reagimi i NATO-s nuk ishte befasi

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 23:22
Albin Kurti

Edhe lideri i VV-së Albin Kurti ka deklaruar se me 14 dhjetor Kuvendi i Republikë së Kosovës duhet t’i votoj ligjet për ushtrinë.

Ndërsa reagimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg ai nuk e konsideron befasi duke theksuar se Stoltenberg mund të na bëjë më të kujdesshëm por nuk na ndal nga formimi i ushtrisë.

“Stoltenberg mund të na bëjë më të kujdesshëm, por nuk na ndal”, ka theksuar Kurti.

Kurti komentoi edhe Gjykatën Speciale, duke e quajtur padrejtësi jo vetëm të re, por edhe të pashembullt, e kjo jo vetëm në historinë tonë por edhe më gjerë, ndaj një populli dhe një lufte çlirimtare.

Lideri i LVV përmendi edhe njëherë se kur ishte miratuar amendamenti që i kishte hapur udhë Gjykatës Speciale, Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër kësaj.

Sipas tij ata vazhdojnë të jenë kundër dhe ta kritikojnë këtë Gjykatë.

“Është për të ardhur keq një gjykatë e tillë sui-generis e cila do të merret ekskluzivisht me UÇK-në dhe shqiptarët, ndërkohë që Tribunali i Hagës dhe Gjykata për Krime të Luftës në Serbi as për së afërmi nuk kanë arritur të adresojnë agresionin dhe hegjemoninë militariste të Serbisë në katër luftërat në vitet e 90ta të cilat e shkatërruan Jugosllavinë“, deklaroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat