Ahmeti kërkon unitet edhe për dialogun me Serbinë si për taksën 100%

Aktuale

Ahmeti kërkon unitet edhe për dialogun me Serbinë si për taksën 100%

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 00:06
Shpend Ahmeti

I kandiduari për bashkëkryesues të ekipit negociator të Kosovës dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për dialogun dhe taksën 100 për qind.

Kreu i PSD-së ka thënë se meqë të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë po e mbështesin taksën 100% duhet të imagjinojmë se sa mirë do të ishte sikur të ishim njëjtë të bashkuar edhe për dialogun me Serbinë.

Ahmeti në një intervistë në T7 ka shtuar se “nuk e din çka iu duhet pushteti LDK-së e VV-së nëse rrezikohet vendi”.

Ai ka thënë se është më mirë të lihet politika nëse në këtë fazë merret parasysh qëllimi elektoral i dy partive tjera opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat