Ironia me Bahtirin, a e kishte paralajmëruar Thaçi ardhjen e Cecës në Mitrovicë?

Aktuale

Ironia me Bahtirin, a e kishte paralajmëruar Thaçi ardhjen e Cecës në Mitrovicë?

Nga: A.Zh Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:08
Hashim Thaçi ishte thallur me Bahtirin, duke i thënë atij që në vend të Shakirës të mos e sillte Cecën apo Lepa Brenën

Ironia e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin,  kur përflitej se do ta sillte Shakirën për hapjen solemne të Urës së Ibrit, doli të jetë e vërtetë.

Thaçi në një emision televiziv ishte pyetur rreth ardhjes së Shakirës në Mitrovicë, ishte thallur me Bahtirin, duke i thënë atij që në vend të Shakirës të mos e sillte Cecën apo Lepa Brenën.

“Nuk e di unë, nashta ka mendu Sharkia e ka thënë Shakira. Veç nëse ju ka përzier atij. Ama veç mos ta bjen Cecën e Lepa Brenen’’, kishte thënë Thaçi duke qeshur në “Oxygen” ditë më parë.

Në vend të Shakirës, sot në Mitrovicë është paralajmëruar ardhja e Cecës. Ajo raportohet se do të këndojë në një koncert, si shenjë proteste kundër taksës 100 për qind të vendosur nga Kosova kundër Serbisë.

Në lidhje me ardhjen e saj, ka komentuar edhe publicisti Xhevat Rexhaj, i cili ka rikujtuar deklaratën e presidentit Thaçi për këngëtaret serbe.

Ai në një postim në Facebook, e ka quajtur Thaçin “kopil”.

Reagimi i plotë i Rexhajt:   

100% taksa me ja lyp Ceces

He kopil ështëHashimi, para disa ditësh Hasha i tha Agim Bahtirit kështu: Mos na i sill Cecen apo Lepa Brenen te Ura.....

E tash pernjime te Ura në vend të Sha( q) kirës po vjen Ceca e Arkanit! Tash kur t’ja nisin Shkurta e Shyhretja me këndue që nuk ndahet Ura e Bahtirit...../BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat