Kurti: Vuçiq do të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht

Aktuale

Kurti: Vuçiq do të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:43
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka shkruar në Facebook se Thaçi me kërkesë të Vuçiqit ka folur për kompromiset e dhimbshme, për të parë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht!

Postimi i plotë:

Para një muaji, të enjten e 8 nëntorit 2018, pas takimit me Thaçin në Bruksel, Vuçiq ka deklaruar: "Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për shumë gjëra, por duhet të shohim së pari se çka është ajo që serbët mund të fitojnë. Dhe çka do të fitojë Serbia. E vetëm pastaj kur të shohim këtë mund të bisedojmë për gjithçka." Kjo sigurisht se shpjegon gjithçka. Prandaj, Thaçi fliste për kompromis të dhimbshëm ende pa nisur bisedimet. Vuçiq ka kërkuar kështu. Ai don të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat